Berisha: Vrasja e shqiptarit në Greqi një krim i shëmtuar shtetëror

Ndërsa e ka cilësuar si tronditës lajmin e vdekjes në burgun grek të Ilia Karelit, ish-kryeministri Sali Berisha thekson se vrasja dhe torturimi i tij nga gardianët grekë është një krim i shëmtuar shtetëror.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Berisha thekson se akte të tilla çnjerëzore janë dëshmi e problemeve serioze me të cilat përballen emigrantet shqiptarë dhe shprehje e albanofobisë që ushqejne në vendin fqinj qarqe te caktuara politike, mediatike, zyrtare e jo zyrtare.

Reagimi i Berishës

Nje lajm trondites vjen nga burgjet e Greqise. Gardianet greke kane torturuar, masakruar dhe i kane marre jeten shtetasit shqiptar Kudret Kume, alias Ilir Kareli, pasi ky i fundit kishte vrare nje gardian ne burgun ku vuante denimin. Duke denuar me ashpersi vrasjen e gardianit grek ne detyre dhe shprehur ngushellimet e sinqerta familjes se tij, une gjithashtu i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se Kudret Kumes dhe denoj me indinjate te thelle krimin e shemtuar shteteror te vrasjes me tortura çnjerezore te shtetasit shqiptar ne qeline ku ai vuante denimin.

Ky akt i rende kriminal nuk eshte i izoluar, por eshte nje nder krimet e radhes qe kryhet ndaj emigranteve shqiptare ne nje situate tejet te rende per ta, qe egziston ne burgjet greke. Akte te tilla çnjerezore jane deshmi e problemeve serioze me te cilat perballen emigrantet shqiptare dhe jane shprehje e albanofobise qe ushqejne ne vendin fqinj qarqe te caktuara politike, mediatike, zyrtare e jo zyrtare.

I bej thirrje autoriteteve greke te hetojne me transparence dhe paanesi te plote dhe te ndeshkojne autoret dhe urdherdhenesit e ketij krimi shteteror dhe te garantojne te drejtat e te burgosurve pa diskriminim si dhe t’u kundervihen me force akteve albanofobike si akte atavike dhe primitive. sb/ Ora News

Lajme të ngjashme

Back to top button