Tërheqja e katërt e lotarisë “Fiskalja në dorë, shpërblim pa mundim”

Tërheqja e katërt e lojës shpërblyese “Fiskalja në dorë – shpërblim pa mundim”, do të realizohet sonte në orën 20 në programin e parë të Radio Televizionit të Maqedonisë.

Lotaria shtetërore e Maqedonisë kumtoi se në këtë xhiro do të tërhiqen një automobil “Pezho 2008”, 30 vauçerë me vlerë prej 3.000 deri 60.000 denarë dhe 120 vauçerë me vlerë për produkte ushqimore me vlerë prej 1.000 denarë.

Në tërheqjen do të marrin pjesë të gjitha zarfet e dërguara për xhiron e 4-t me llogari të cilat janë valide nga data më e hershme, 15 nëntor 2013.

Zarfet që nuk do të tërhiqen nga kjo xhiro, ashtu si edhe nga xhiroja e dytë, e tretë si dhe më tej nga e pesta dhe e gjashta do të marrin pjesë në xhiron e 7-të për tërheqjen e banesës dhe mjedisit afarist.

Për pjesëmarrje nevojiten 20 llogari fiskale. Shuma nuk ka rëndësi – mund të jenë edhe me një denarë. Kjo do të thotë se qytetarët kur blejnë mund të kërkojnë – llogari për çdo produkt.

Rezultate nga tërheqja e katërt do të publikohen të enjten, më 3 prill në gazetën ditore “Veçer” dhe në ueb faqen www.tvkoha.tv.

Lajme të ngjashme

Back to top button