SHBA takon Rusinë, Lavrov: Të krijohet federata e Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, patën një takim 4-orësh, ku nuk u arrit ndonjë marrëveshje.

Lajme të ngjashmeKoretë shkëmbejnë zjarr në kufirin perëndimor.

Pas takimit, Kerri deklaroi për gazetarët se SHBA-ja nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj, se aneksimi i Krimesë ishte një veprim i paligjshëm dhe jo le legjitim. Sekretari amerikan i Shtetit bëri thirrje që Rusia të tërheqë trupat nga kufiri dhe tha se çdo takim mbi Ukrainën duhet të ketë pjesëmarrës edhe përfaqësues nga Kievi, transmeton gazeta Start.

“Nuk ka vendime për Ukrainën pa Ukrainën”, u shpreh ai. Lavrov nga ana e tij e siguroi homologun amerikan se Rusia nuk ka ndërmend të shkelë mbi kufirin Ukrainas. Ai u shpreh se trupat në kufi me Ukrainën, ndodhen atje vetëm për stërvitje ushtarake.

Kryediplomati rus theksoi se Moska beson të krijimi i federatës së Ukrainës, si një mënyrë për të siguruar qëndrueshmëri. Në përfundim të takimit, Lavrov dukej i kënaqur dhe i konsideroi bisedimet “shumë konstruktive”, ndërkohë Kerri dukej i lodhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button