Ademi: Ndihma nga IPA e rëndësishme për zbatimin e reformave kyçe

Në hapësirat e Sekretariatit për çështje evropiane sot zëvendëskryetari i qeverisë Arbër Ademi ka realizuar takim me Kolin Volf nga Drejtoria e përgjithshme për politika fqinjësore dhe zgjerim- NEAR.

Në takim, siç kumtoi SÇE është biseduar për situatën aktuale në shfrytëzimin e fondeve IPA, si dhe për mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit rajonal. Zëvendëskryeministri Ademi, si koordinator i fondeve IPA, ia ka kumtuar Volfit prioritetet në shfrytëzimin e fondeve IPA, një sistem të decentralizuar të shfrytëzimit të këtyre financave në përputhje me prioritete e qeverisë dhe axhendës evropiane.

Ademi ka theksuar se ndihma e IPA fondeve është e një rëndësie të veçantë në përmbushjen e reformave veçanërisht në këtë periudhë pas zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button