Rrezikohet marrëveshja Thaçi-Mustafa

Marrëveshja e arritur javë më parë mes liderit të PDK-së Hashim Thaçi dhe atij të LDK-së Isa Mustafa për të përshpejtuar kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja është në rrezik. Thaçi e Mustafa kishin rënë në ujdi që përmes formës së shpërbërjes së parlamentit të ndodhte edhe shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kur e bënë këtë skenar politik, kreu i Qeverisë ka llogaritur në votat e koalicion qeverisës, ndërsa Isa Mustafa kishte llogaritur në votat e saj plus edhe ato të AAK-së. Por, prej asaj kohe kur Thaçi e Mustafa u pajtuan me skenarin e deri tani, në Kuvend gjërat kanë ndryshuar dhe del se nuk dot mund ë sigurohen 80 vota të nevojshme për ta shpërbërë Kuvendin.

Subjektet politike që janë të gatshme për shpërndarje të Kuvendit, PDK-LDK-AAK-KKR i kanë gjithsejtë vetëm 78 deputetë. Ndërsa Vetëvendosje dhe deputetët minoritarë po refuzojnë votën për marrëveshjen Thaçi-Mustafa. Nga njëra anë, Vetëvendosje vlerëson se shpërbërja e Kuvendit me 2/3 e votave është konsensus në mes Thaçit dhe Mustafës./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button