Prekëse! Letra e fundit e shqiptarit të vrarë në burgun grek (VIDEO)

Gazeta ‘To Vima’ e së dielës publikon ekskluzivisht letrën e fundit të shkruar nga i burgosuri shqiptar Ilia Kareli, i njohur në Shqipëri si Kudret Kume, i cili pasi ka vrarë një roje burgu ka humbur jetën si rezultatet i dhunës së shtruar ndaj tij.

Në letrën që i burgosuri i jep gardianit të tij para se ta qëllojë tre herë me thikë dhe ta vrasë, duket se është në gjendje të rënduar shpirtërore,shpreh padrejtesine per vitet e jetes te humbur a ne burg dhe paralajmeron se eshte i vendosur te marre nje jete prej atyre qe konsideron pergjegjes per te gjitha ato qe po vuan.

Midis te tjerash ne letren qe i drejtohet sherbimit te burgjet te Malandrinos ai shkruan: “Po me mbani ketu brenda kot per kaq kohe,kaq vite vetem per vjedhje, pa vrare askend,perse? Perse nuk me late te shkoj ne shtepi te shoh gjalle nenen time,perse? Nuk me lae te kem edhe une nje familje,perse? Jam brenda prej vitit 1997 dhe nuk u ngopet kaq vjet nga jeta ime?Deri tani kam bere nje burgim te perjetshem dhe kater vjet te tjera me pune. Me gabimet qe kam bere nuk duhet te denohesha kaq shume dhe perseri me mbani brenda. Keshtu tani jam i detyruar te marr edhe une nje jete nga tuaj at.Sepse me morret gjithe jeten time,perse,perse,perse….?”

Fotografia e letres  se tij qe publikon ‘To Vima’ ka edhe pikat e gjakut nga vrasja e gardianit.Ne te njejten kohe pas interesimit te Konsullit te Pergjithshem te Selanikut dhe reagimit te Autoriteteve shqiptare, burime nga Prokuroria deklarojne se nuk do te mbajne anen e askujt ne hetime dhe se do te dale çdo detaj i kesaj ngjarjeje ne drite. Sipas gazetes, qe i referohet raporteve te dy mjekeve ligjore plaget e gjetura ne trupin e te vrarit jane kryer ne kohe te ndryshme.Duket se 42-vjeçari shqiptar ka marre me pare gjuajtjet ne kraharor dhe me pas jane shkaktuar plaget ne doren e djegur me elektroshok sipas disa informacioneve ende te pakonfirmuara .Ende nuk behet e qarte ne se shumica e plageve jane marre ne burgun e Malandrinos apo ne rajonin e policise se Iteas ku ai ka qendruar para se te transferohet fshehurazi ne burgun e Nigrites ne Serres,prane Selanikut./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button