Ndryshimet klimatike do të rritin çmimin e produkteve ushqimore

Këshilli Botëror për klimën i Kombeve të Bashkuara, në raportin e tij më të ri, konstaton se keqpërdorimi i Tokës, ka efekte ndaj njerëzve dhe mjedisit jetësorë. Megjithatë, ata konstatojnë se nuk ende vonë për të vepruar.

Sipas këtij raporti si pasojë e ndryshimeve klimatike që janë që janë pasoj e ngrohjes globale, do të ketë rritje të çmimeve të prodhimeve ushqimore dhe rënie të parametrave të kësaj prodhimtarie në disa sektor të rëndësishëm.

Dokumenti me rekomandime për ata që sjellin vendime, ka 50 faqe, ndërsa raporti ka 2 mijë faqe. Mbi 400 shkencëtar dhe 1700 ekspert kanë punuar ë hartimin e raportit.

“Bota patjetër të përshtatet me ndryshimet e klimës dhe t’i ngadalësojë ndryshimet. Sa më herët të bëhen ndryshimet, aq më të vogla do të jenë shanset për pasojat e mundshme negative”, tha Raxhendra Pashauri, gjatë prezantimit të raportit në Jokohama.

Këshilli botërorë, për herë të parë, tregon për lidhshmërinë e ngrohjes globale me prodhimin e ushqimit. Ky problem sipas tyre do të bëhet shumë i madh me ngrohjen globale. Ata parashikojnë se në të ardhmen do të ketë më shumë refugjat për shkak të ndryshimeve klimatike.

Në ngritjen e çmimeve të ushqimit do të ndikojë edhe rritja ekstreme e fatkeqësive natyrore.

Lajme të ngjashme

Back to top button