Transportuesit e Maqedonisë kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për zhbllokim të vendkalimit kufitar

BEI Komunikacioni i Maqedonisë – AMERIT kërkon që asociacionet transportuese ndërkombëtare të ndërmarrin aksione dhe procedura urgjente tek qeveritë kompetente për zhbllokim të shpejtë të vendkalimeve kufitare ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

Në drejtimet drejt Unionit ndërkombëtar për transport rrugor – IRU, Unionit të asociacioneve për transport rrugor në Rajonin ekonomik të Detit të zi BSEC-URTA dhe në drejtim të Asociacionit transportues grek OFAE, BEI “Komunikacioni i Maqedonisë” thekson se me bllokadat e vendkalimeve kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë dhe në komuniakcionin rrugor ndërmjet dy vendeve tashmë 10 ditë u shkaktohen dëme tejet të mëdha dhe të pakomensueshme transportuesve të Maqedonisë dhe të rajonit, si dhe kompanive shfrytëzuese të shërbimeve të tyre.

Emil Milev, udhëheqës i BEI Komunikacioni i Maqedonisë – AMERIT në fjalim bën thirrje që të respektohet TIR Konventa dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare për lëvizje transitore dhe të lirë të mallrave. Në rast të obstruksionit të korridorit ndërkombëtar (Korridori 10, nga Athina deri në Salcburg), thekson Milev, obligimi ndërkombëtar është që të sigurohet zhvendosje e qarkullimit të mallrave.

Nga BEI “Komunikacioni Maqedoni” AMERIT thonë se kanë mirëkuptim për mundësitë sociale dhe problemet në Greqi, por se për shkak të bllokadave të fermerëve grekë në vendkalimin kufitar Evzoni kolona të mëdha të kamionëve presin në kufi me ditë.

Në kumtesën nga BEI “Komuniakcioni Maqedoni” tregohet edhe për vendimin e Qeverisë së Maqedonisë me të cilin u mundësua transiti i derivateve të naftës edhe në vendkalimet Dojran dhe Mexhitli, si vendkalime alternative, të cilat mund të shfrytëzohen nga transportuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button