Serbia nuk e ekstradon në Mal të Zi, puçistin e dyshuar, Ristiq

Një gjykatë në Serbi e ka hedhur poshtë kërkesën e Podgoricës për të ekstraduar një nga shtetasit e saj të kërkuar nga autoritetet e Malit të Zi për dyshimin se ka marrë pjesë në një përpjekje për grusht shtet, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Qytetarët serbë, Predrag Bogiceviq dhe Nemanja Ristiq janë arrestuar me dyshimin se janë përfshirë në një përpjekje për grusht shtet në muajin tetor, me qëllim që të rrëzohet nga pushteti, qeveria e Malit të Zi.

Gjykata e Lartë në Beograd e ka hedhur poshtë kërkesën për ekstradimin e Nemanja Ristiqit, duke thënë se kërkesa është e “pa bazë”.

Shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë raporton se vendimi nuk mund të apelohet, por dosja mund të dërgohet në Gjykatën e Apelit në Beograd, për vlerësim përfundimtar.

Kërkesa për ekstradimin e Bogiceviqit është miratuar muajin e kaluar nga gjykata e qytetit serb, Kragujevc.

Bogiceviq vazhdon të mbahet në paraburgim në Serbi, ndërsa Ristiq është liruar.

Kryeprokurori i Malit të Zi ka identifikuar dy shtetas rusë si organizatorë të dyshuar të përpjekjes për puç në Podgoricë, duke e lidhur rastin me përpjekjen e qeverisë malazeze për t’iu bashkuar NATO-s.

Mali i Zi në dhjetor të vitit 2015 e ka marrë ftesën për t’iu bashkuar NATO-s.

Ristiq, në muajin dhjetor të vitit 2016, është parë në një fotografi duke qëndruar afër ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, derisa ky i fundit ishte për vizitë zyrtare në Beograd.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button