Durguti për 198 vende më i mirë në ATP

Tenisi shqiptar Besir Dërguti pas paraqitjeve të mira në turnet e kaluara në Egjipt, ka shënuar ngritje në ATP listën Botërore. Kjo tregon se puna e palodhshme e këtij tenisti të ri ka dhënë rezultate dhe me kohë mundë të presim që ai të ngjitet edhe më lartë në listën e më të mirëve. 

Besir Durguti ka bërë një kërcim të madh për 198 vende dhe tani radhitet i 1.490, ndërsa para tij vazhdon të jetë tenisti tjetër shqiptar, Shëndrit Deari i cili për momentin është në pozitën e 1.134. 

Prej garuesve nga Maqedonia pozitë më të mirë ka Dimitar Grabulj, i cili është në vendin e 509, pastaj është Tomisllav Jotovski i 770, ndërsa më dobët i radhitur është Stefan Micov në pozitën e 2.017. / Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button