Arrestohet për mashtrim një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar, në Prishtinë, dy persona njëri nga të cilët thuhet të jetë zyrtar i lartë në Qeverinë e Kosovës dhe tjetri djali i tij, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Beka tha se ”i arrestuari Zahir Bajrami, drejtor i financave në Qeverinë e Kosovës, së bashku më djalin e tij, kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash nga një person tjetër”, për siç thuhet “ heqje të një dënimi nga një gjykatë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button