Hapet dosja e parë e Sigurimit, zbuloni se kush ka frikë

Ditën e sotme, me hapjen e dosjes së parë të Sigurimit, atë për Musine Kokalarin, nisi nga puna Autoriteti i sapokrijuar i Informimit mbi Dosjet e Sigurimit, shkruan lexo.al, përcjell Portalb.mk.

Autoriteti do të ketë për detyrë që të administrojë të gjithë dosjet e krimeve të diktaturës, duke zbuluar emrat e “xhelatëve” të panjohur, çka do të mundësojë një njohje të plotë dhe të thellë të të gjithë anës së errët të diktaturës 50-vjeçare.

Një prej dosjeve që do të hapen, do të jetë edhe ajo e Hysen Shoshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” gjoja të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.

Hapja e dosjes së Hysen Shoshorit do të lejojë që të kuptohet përfundimisht roli që ka pasur ish-Kryeministri, që nga spiunimi, tek fallsifikimi dhe fabrikimi i dokumentave, që sollën dënimin e një të pafajshmi.

Megjithatë, kjo e sotmja është një “ditë e zezë” edhe për shumë figura të tjera brenda Partisë Demokratike, përfshi Jozefina Topallin, Flamur Nokën, e shumë të tjerë.

Këta janë vetëm disa prej pseudonimeve, të deputetëve dhe ish-deputetëve të PD që kanë qenë ish-spiunë dhe që pritet të zbulohen gradualisht në muajt në vazhdim: “Këndesi”, “Gjeli”, “Çorapja”, “Sqepi”, “Masoviku”, “Çiklisti”, “Shishja e Qumështit”, “Naftëtari”, “Alfons Ballsha”, “Demoni”, “I Vogli”, “Qukapiku”, “Dizenjatorja”, “Inxhinjeri”, “Medicina”, “Çiftelia”, “Nemërçka”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button