Ramos-Suarez, turp i madh nga Federata e Spanjës

Federata e Futbollit të Spanjës po përdorë standarde të dyfishta.

 

Ky është shkrimi goditës i gazetës së njohur katalunase, “Mundo Deportivo”.

Kjo e fundit ka bërë një krahasim mes rastit të Luis Suarez dhe atij të Sergio Ramos, përcjellë “lajmi.net”.

Dënimi për uruguaianin është dy ndeshje moslojë edhe pse ai u përjashtua pas dy zverdhjeve ndaj Atleticos, mirëpo shikoi minutat e mbetura nga bankina.

Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në sfidën Las Palmas-Real Madrid, ku kapiteni Sergio Ramos ishte përjashtuar pas dy zverdhjeve.

Ai i kishte shikuar minutat e mbetur të takimit nga bankina dhe ishte dënuar me një ndeshje mos-lojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button