Nuk ka padi për korrupsion nga partitë shqiptare

Akuzate  ndërsjella mes partive politike shqiptare, për korrupsion kanë mbetur në nivel verbal, ndërsa deri më tani nuk kanë dorëzuar ndonjë padi deri të Prokuroria Publike ose në MPB për dyshime të mundshme për kriminalitet dhe korrupsion, të cilat deri më tani janë zbardhur pas fillimit të fushatës zgjedhore. 

Prokurori publik shtetëror Marko Zvrleski pohon senë sistemin qendror  kompjuteristik të Prokurorisë Publike nuk është regjistruar asnjë padi për dokumente të dorëzuara në të cilat shprehet dyshimi për shkelje të ligjit ose ku kërkohet që të fillohet hetim në lidhje me ndonjë rast. 

“Do të shqyrtohet në mënyrë plotësuese a ekziston mundësi për të vepruar pas akuzave publike pasi bëhet fjalë për fushatë zgjedhore dhe në këtë periudhë kemi akuza të llojllojshme. Nëse konsiderojmë se ndonjëri prej këtyre akuzave ka bazë, atëherë ne do të fillojmë procedurë”, tha Zvrleski.

Lajme të ngjashme

Back to top button