Ekstremistët hebrenj sulmuan kompleksin Al-Aksa

Ekstremistët hebrenj të dielën sulmuan kompleksin e xhamisë Al – Aksa, nën mbrojtjen e policisë izraelite, ka thënë një roje palestineze e kompleksit të shenjtë.

Ekstremistët sulmuan kompleksin e shenjtë përmes portës Al – Magharbeh, ka konfirmuar roja e  xhamisë, Naser Qoues, për Agjencinë Anadolu.

Megjithatë, nuk është raportuar për të vrarë apo të lënduar.

Në muajt e fundit, grupe ekstremiste të kolonëve hebrenj – shpesh të shoqëruar nga forcat e sigurisë izraelite – kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur kompleksin e xhamisë Al – Aksa në Al – Kuds ( Jeruzalemin Lindor të pushtuar ). Shkeljet e shpeshta zemërojnë muslimanët palestinezë dhe herë pas here kalojnë në konfrontime të dhunshme .

Për muslimanët, Al – Aksa përfaqëson vendin e tretë të shenjtë në botë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button