Formohet Klubi i bizneseve të përgjegjshme në Maqedoni

Në rezidencën e ambasadorit britanik në Shkup mbrëmë ishte promovuar Klubi i parë i bizneseve të përgjegjshme në Maqedoni  në të cilin do të mund të marrin pjesë të gjitha kompanitë e interesuara të Maqedonisë pa dallim të madhësisë së tyre.

Qëllimi është të mundësohet bashkëpunim më intensiv dhe thelbësor i bizneseve dhe sektorit qytetar në promovimin e parimeve të përgjegjësisë shoqërore.

Themelues i Klubit është organizata “Konekt”, ndërsa iniciativa për formimin e tij është përkrahur  nga 50-të kompani të Maqedonisë.

“Mënyra e tillë e shoqërimit dhe partneritetit të biznesit me sektorin qytetar në Britani praktikohet veçmë 30-të vite. Duke u udhëhequr nga suksesi i kësaj platforme e cila te ne punon  nën udhëheqësi direkte të madhështisë së princit Çarls, ne arritëm ta zgjerojmë  edhe globalisht, duke siguruar përkrahje për mbi 130  organizata të tilla të pavarura dhe klube në 67 vende, theksoi ambasadori Çarls Garet.

Drejtoresha ekzekutive e “Konekt”, Nikica Kusinikova potencoi se klubi është i hapur për të gjitha kompanitë e interesuara dhe se është e rëndësishme përkushtimi i tyre për pjesëmarrje në realizimin e projekteve të përbashkëta.

“Krahas shoqërimit të ideve dhe resurseve, Klubi paraqet edhe vend ku bizneset munden vazhdimisht t’i përparojnë njohuritë, të ndërtojnë kapacitete dhe të krijojnë partneritete me organizatat dhe institucionet qytetare, për çka do t’u vihen në dispozicion të gjitha kapacitetet profesionale dhe ekspertiza e organizatës “Konekt”, detyra e së cilës do të jetë vazhdimisht t’u ndihmojë  anëtareve dhe vetë Klubit t’i realizojnë të gjitha aktivitetet përmes zbatimit të qasjeve më të mira evropiane dhe praktikave në fushën e përgjegjësisë shoqërore”, tha Kusinikova.

Me Klubin do të udhëheq Bordi në të cilin marrin pjesë menaxherë nga kompani të suksesshme të Maqedonisë të cilat kanë përvojë  në fushën e përgjegjësisë shoqërore.

Sipas Zhivko Mukaetov, kryetar i Bordit drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i “Alkaloid”, formimi i kësaj platforme, do të paraqesë sinergji të bizneseve, sektorit qytetar dhe institucioneve për çka  mobilizim më të madh për ballafaqim me sfidat  në shoqëri dhe krijimin e zgjidhjeve për zhvillim të përmbajtur të bashkësisë.

Iniciativa për formimin e Klubit realizohet në suaza të projektit “Shoqëria qytetare më fuqishëm me biznesin dhe qytetarët”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button