Buttner: “Unë di se çfarë mund të bëjë Robben”

Mbrojtësi holandez i Manchester United është shprehur i gatshëm të ndalë bashkëkombasin e tij në duelin e të martës, kur Manchester United dhe Bayern Munchen ndeshen në Ligën e Kampionëve. 

Alexander Buttner pritet të startoj në vend të suspenduarit Patrice Evra, ndërsa reprezentuesi holandez është shprehur tejet optimist se ai mundë ta ndalë Robbenin. 

“Jam përgatitur maksimalisht për përballjen ndaj Bayern,” u shpreh Buttner. “Kam luajtur dy ndeshje së fundi dhe po filloj të ndihem mirë. Është ndeshje e madhe të martën dhe një mundësi mjaft e mirë e imja të tregohem se çfarë mund të bëjë. Unë di se çfarë mund të bëjë Robben, por jam gati për të. E kam parë atë dhe e di si luan. Do mirrem me të,” u shpreh Buttner.

Lajme të ngjashme

Back to top button