Kandidatët për president në tubime dhe takime me qytetarët

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë dhe partitë që i mbështesin sot e vazhdojnë fushatën parazgjedhore me tubime me qytetarët në disa qytete dhe vendbanime.

Takime me qytetarët do të mbajë BDI edhe atë në Çair, Butel, Gazi Babë dhe Shuto Orizare.

Gjorge Ivanov, kandidati presidencial i Kolacionit “Për një Maqedoni më të mirë” do të mbajë mitingje në Vallandovë dhe Strumicë, si dhe takim me qytetarët e Bosilovë, Vasillevë dhe Novosellë.

LSDM me kandidatin për president Stevo Pendarovski do të ketë tubim në Gjevgjeli dhe takime me qytetarët në Dojran, Vallandovë dhe në Bogdanci.

Koalicioni GROM me kandidatin e saj Zoran Popovski, do të mbajnë tubim në Veles dhe takime me qytetar në Çashkë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button