Sonte në Teatrin e Kumanovës vjen premiera e shfaqjes “Mësimi”

Shfaqja “Mësimi” i Eugen Ioneskos me regji të regjisorit kosovar Ilirjan Himaj, sonte do të ngjitet në skenën e Teatrit të Kumanovës.

Shfaqja, e cila është një dramë e teatrit avangard francez, flet për një nxënëse adoleshente të etur për mësime. Nevoja dhe dëshira për të vjelë dije e përballë nxënësen me vrazhdësinë dhe dhunën e një profesori psikopat.

Rolet në shfaqje do t’i interpretojnë aktorët: Shkëlqim Islami, Hajat Toçilla dhe Enver Halimi. Asistent regjie është Ibër Deari, kompozitor Memli Kelmendi, skenografia është e Ardian Kadriut ndërsa kostumet i ka realizuar Bjondina Abduli.

Shfaqja “Mësimi” në Teatrin e Kumanovës do të shfaqet edhe nesër prej orës 20.00. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button