Suarez thyen rekordin e Fowlerit

Luis Suarez, aktualisht futbollisti më i mirë në Premier League, me prezantimet e tij dominuese dhe perfekt, po e drejton Liverpoolin drejt titullit të kampionit, duke e thyer një rekord të tij personal.

Me golin shumë të bukur ndaj Tottenham në fitoren 4:0, sulmuesi uruguaian shënoi golin e tij të 29 sezonal, duke e thyer rekordin që e mbante Robbie Fowler nga sezoni 1995/1996.

Suarez deri në fund të edicionit ka gjasa që këtë rekord ta bëjë të paarritshëm ndonjëherë, sepse i ka në dispozicion edhe gjashtë ndeshje.

Aktualisht Liverpool është lider në Premier League, fal golave te Suarez i cili ka regjistruar edhe 11 asistime për bashkëlojtarët e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button