Liria e fillon me fitore në Super Ligë

Të dielën në mbrëmje kanë filluar garat e Super Ligës së Maqedonisë në basketboll, ndërsa me fitore e ka filluar skuadra shqiptare Liria, e cila ka mundur në ndeshjen e parë Kumanovën me rezultatin 77:66. 

Me këtë fitore basketbollistët nga Çairi edhe një herë kanë dëshmuar se janë një nga skuadrat më të mira në vend, e nga ana tjetër kanë treguar dominimin ndaj Kumanovës, skuadër kjo e cila edhe njëherë tjetër u dorëzua përballë Lirisë.

Edhe në këtë ndeshje më i vyeshmi ka qenë qendra Bojan Trajkovski me 22 pikë, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe basketbollisti i ri, boshnjaku Neshoviç me 16 pikë të shënuara dhe Jelesieviç që në këtë ndeshje shënoi 14 pikë.

Te Kumanova Lukoviq kryesoi listën e pikëshënuesve me 19 sosh, i ndjekur nga Mandiç dhe Vranjesh që shënuan nga 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua më herët, Kozhuvi mundi Strumicën si mysafir me rezultatin 86:81, ndërkohë të nesër në program është derbi i madh në mes MZT “Skopjes” dhe Rabotniçkit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button