Shkupi feston për Erdoganin, Izet Mexhiti mbajti fjalim (FOTO)

Edhe pse numërimi vazhdon dhe rezultatet përfundimtare priten në orët e heshme të së hënës, mediat nga Turqia, duke u bazuar nga të dhënat e para prognozojnë fitore të re të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të udhëhequr nga kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.


Përpos se në Turqi, edhe në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup u mblodhën qindra qytetarë për të festuar fitoren e tij.


“E shoh në fytyrën tuaj mbështetjen për fitoren e re, pra edhe prej Shkupit i bashkangjitemi qyteteve tjera në Turqi, Stamboll, Bursë, Ankara dhe gjithëkund ku fitoi z. Taip Erdogan. Ajo që na gëzon edhe më shumë është se edhe në komunën me të cilën ne jemi të vëllazëruar, me të cilën po zhvillojmë aktivitete të përbashkëta, për t’i avancuar komunat tona Çair e Bursë ka fituar Rexhep Alltepe i cili ka dhënë një kontribut të shkëlqyeshëm për të rikthyer këtë koalicion të shkëlqyeshëm ndërmjet shqiptarëve, turqve dhe boshnjakëve dhe komunitetet tjera në Maqedoni dhe Turqi”, tha kryetari i Çairit, Izet Mexhiti duke theksuar se bashkëpunimi me Turqinë do të thellohet.

Manifestimi u organizua nga “Platforma për mbështetjen e Turqisë- Maqedonia”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button