‘Aty ku ata e vëndosin këmbën, ne e vëndosim kokën për çështjen kombëtare’

BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti fushatën e zgjedhjeve presidenciale me moton e tyre “Jo Presidentit të njëanshëm” e vazhduan në Gostivar dhe Vrapçishtë të dielën. Ahmeti në tubimin qendror në Gostivar theksoi se kjo fushatë e BDI është një referendum i shqiptarëve, që t`i thonë ‘jo’ një presidenti të njëanshëm, pa marrëveshje me shqiptarët. 

“Aty ku ata e vënë këmbën, ne kokën e vendojmë për çështjen kombëtare” tha në stilin e tij Ahmeti.

“Ne kemi vënë një ide për ti çuar proceset politike dhe kombëtare përpara, pa dashur dhe pa menduar që dikë do ta vendosim në siklet, që ta vendosim në vështirësi dhe udhëkryq. Ideja është qellim mirë që të avancohet edhe më tej Marrëveshja paqësore e Ohrit. Të reflektoj edhe më tej një dokument shumë i rëndësishëm siç është Marrëveshja paqësore e Ohrit për afrimin  palëve dhe për avancimin e palës tjetër që ishte e diskriminuar, margjinalizuar, mbivotuar dhe kjo palë ishte pala shqiptare”, theksoi Ahmeti.

Sipas tij, ne jemi një vend, një shtet prej dy popujve numerikisht më të mëdhenj, popullit maqedonas dhe shqiptar dhe presidenti duhet të pranohet nga këto dy palët.

“Jemi dy milion sa që vendet pak më larg nesh bëjnë një miting që do të thotë se ne jemi sa një miting në një vend tjetër. Pse të mos ulemi të bashkëbisedojmë dhe ti kthjellojmë mendjet tona, ti heqim komplekset, ti heqim mendimet e gabuara dhe të mos shihemi me njëri tjetrin në shënjestër, por të shihemi si njerëz që jetojmë dhe ndajmë fatet në hapësirat e përbashkëta, sepse kështu ka rastësisë historia”, porositi lideri i BDI-së. 

Sipas tij, në Maqedoni kohërat kanë ndryshuar, Marrëveshja e Ohrit ndryshoi statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në Maqedoni dhe i bëri me tapi shqiptarët, me tapinë e vetë që ua kishin mohuar të tjerët me decenie e decenie më parë. 

“Ne nuk bëjmë shaka, ne nuk bëjmë majtap dhe këtë e dinë edhe oponentët tanë, edhe partitë politike të bashkëqytetarëve tanë maqedonas që ne nuk tërheqmi dhe ky takim dhe gjitha takimet tjera janë një referendum i shqiptarëve që i thonë JO një presidenti pa marrëveshje dhe duam një president që palët që kanë legjitimitet të ulën dhe të zgjedhin modalitet që do vendosen do shihet në kohën kur ideja të shtrohet në tavolinë, a e zgjedhim në parlament, a e zgjedhim me bisedime dhe mirëkuptim duke ua paraqitur elektoratit kjo është çështje kohe kur ti vjen momenti për zgjidhje, por ne e kemi shtruar idenë Bujrum të gjithëve të bisedojmë e negociojmë që të gjejmë zgjidhje”, theksoi Ali Ahmeti. 

Në këtë tubim kanë folur edhe zyrtarë të lartë të kësaj partie. 

Lajme të ngjashme

Back to top button