Ndodh edhe kjo! Shpallet gjendje e jashtëzakonshme nga pushtimi i gjinkallave

Në Bolivi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në hapësirat bujqësore për shkak të pushtimit nga gjinkallat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në BBC, presidenti i Bolivisë Evo Morales ka miratuar planin e gjendjes së jashtëzakonshme i cili përfshin një fond prej 700 mijë dollarësh për dezinfektimin me avull të hapësirave bujqësore të pushtuara nga gjinkallat.

Ndërkaq, ministri bolivian i Bujqësisë, Mauricio Ordonez ka theksuar nevojën që procesi i dezinfektimit të fillojë sa më parë.

Ndryshe, pushtimi nga gjinkallat filloi rreth para një jave në qytetin Santa Cruz në jug të vendit, ku edhe realizohet pjesa më e madhe e prodhimeve ushqimore dhe të mishit.

Autoritetet supozojnë se pushtimi i fhinkallat ka prekur mbi një mijë hektarë tokë aktive, ndërkohë që ka shkatërruar arat me barë, misër dhe sorghum.

Pritet që Morales ta vizitojë Santa Cruzin ditën e shtunë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button