Mustafi: Arsenali mund të fitojë titullin

Futbollisti i Arsenalit, Shkodran Mustafi të mërkurën tha se ekipi i tij mund të fitojë titullin në Premierligë këtë sezon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mustafi për “Sky Sports News” ka thënë se Arsenali mund t’ia arrijë qëllimit edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Mendoj se do të jetë më e vështirë se sa ishte më parë, por kam besim. Nuk do të heqim dorë. Për aq kohë sa është e mundur, do të luftojmë për titullin, por në fund do të shohim nëse kemi fat dhe nëse ne ishim mjaftueshëm të përgatitur për të fituar titullin”, ka thënë Mustafi.

Ai theksoi se rezultatet e fundit kundër Watford dhe Chelsea ishin shumë zhgënjyese.

“Ndeshjen kundër Watford e humbëm në terrenin tonë dhe kjo ishte me të vërtetë e dhimbshme dhe zhgënjyese. U zgjuam vonë, pranuam dy gola të shpejtë dhe u bë e vështirë që të kthehemi përsëri në lojë. Gjithashtu, jemi të zhgënjyer edhe me disfatën nga Chelsea. Kjo ishte një ndeshje krejtësisht e ndryshme. E dinim se do të jetë vështirë në Stamford Bridge, por e dimë se është e mundur që të fitojmë. Mendoj se nuk kemi bërë aq sa duhet për t’ia arritur qëllimit”, tha lojtari i përfaqësueses së Gjermanisë.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 14 xhiro, kurse Arsenali është në vendin e katërt në tabelë me 12 pikë prapa Chelsea-t i cili kryeson tabelën me 59 pikë. Në pozitën e dytë është Tottenhami me 50 pikë, ndërsa i treti është i Manchester City me 49 pikë në 24 ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button