Napoli ndali hovin e Juves

Në kuadër të javës së 31-të në Serie A, u zhvillua ndeshja deri ndërmjet Napolit dhe Juventusit ku fituese doli skuadra napolitane me rezultat 2:0.

Golat për Napolin i shënuan Jose Maria Callejon në minutën e 37-të të takimit për 1:0, ndërsa Dries Mertens në minutën e 81-të për 2:0.

Me këtë fitore Napoli ka grumbulluar 64 pikë dhe pozicionohet në pozitën e tretë në tabelë kështu Napolitanët pothuajse kanë siguruar plasmanin në Ligën e Kampionëve, ndërsa Juventus vazhdon të prijë bindshëm në kampionatin italian pavarësisht kësaj humbje me 81 pikë të grumbulluara.

Lajme të ngjashme

Back to top button