fbpx

Pendarovski u drejtua në gjuhën shqipe (VIDEO)

Përderisa kandidatët tjerë maqedonas për president shteti nuk e shohin të arsyeshme që platformat e tyre zgjedhore, billbordet dhe videot reklamuese ti bëjnë edhe në gjuhën shqipe, vetëm kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski pothuajse të gjitha materialet i ka edhe në shqip.

Në videon më poshtë ai flet dhe shqip duke iu drejtuar elektoratit shqiptar me moton “Maqedonia meriton president”.

Ai ka një profil në Facebook edhe në gjuhën shqipe. Faqja e tij ka emërtimin “Stevo Pendarovski për president”. Ai madje edhe bën postime në gjuhën shqipe në këtë rrjet social.
Disa nga postimet e fundit të tij në këtë faqe kanë qenë “1 çaj për presidentin”, “Stevo në xhami në Gostivar”, etj.

Kandidati i partisë opozitare maqedonase ka përsëritur shpesh herë se do të jetë president i të gjithëve dhe se do të punojë njëlloj për të gjithë, pavarësisht përkatësisë etnike.

Lajme të ngjashme

Back to top button