Liverpooli del i pari në Premierligë

Liverpooli nuk po njeh rival në Premierligën Angleze. Skuadra e Brendan Rodgers e ka shkelur edhe Tottenhamin duke e mposhtur me rezultat të thellë, 4:0.

Reds dominuan ndeshjen që nga minuta e parë për çka edhe shënuan gol që në minutën e dytë. Caboul shënoi autogol pas një goditje të Johnson. 

Suarez u gjend mirë ndërmjet dy mbrojtësve për të shënuar gol në minutën e 25. Coutinho shënoi gol të bukur bë minutën e 55 për 3:0. Henderson nga gjuajtja e lirë e kompletoi pokerin për Liverpoolin në minutën e 76 të ndeshjes.

Me këtë fitore, Liverpool është lider i ri i Premierligës me 71 pikë të tubuara, dy më shumë se Chelsea që është në vendin e dytë, dhe katër më shumë se City që është në vendin e tretë.

Lajme të ngjashme

Back to top button