Ivanov bën edhe një gafë (VIDEO)
Në koleksionin e gafave të presidentit Gjorge Ivanov i cili si kandidat i VMRO-së sërish kërkon edhe një mandat, u shtua edhe kjo deklaratë legjendare dhënë në një nga tubimet e tija nëpër qytetet e Maqedonisë.
“Ata që nuk më njohin, e dinë se unë kam tre principe: të jem i ndershëm, i sinqertë dhe i vyeshëm” thotë mes tjerash Ivanov.
Të ndjekësh fushatën e Ivanovit dhe mos të dallosh gafe qesharake është thuajse e pamundur. /Portalb