Shkëndija vazhdon serinë e fitoreve

Shkëndija ka vazhduar serinë e fitoreve, duke mundur dhe një ekip tjetër që deri para pak javësh mbante kreun e tabelës, e kjo është Hoorizont Turnova të cilën e mundit me rezultat të pstër 2:0. “Kuqezinjtë” fitoren e paralajmëruan që në minutën e 9-të kur nga penaltia shënoi Mensur Kurtishi.

Shkëndija në këtë ndeshje luajti me një futbollist më shumë, pasi që Mitrev u ndëshkua me karton të kuq pas një starti të ashpër ndaj kroatit, Bojan Vruçina. Shkëndija golin e dytë e realizoi në minutat shtesë të takimit, ndërsa në listën e golashënuesve është regjistruar ferizajasi, Astrit Fazliu, duke iu gëzuar golit të tij të parë me fanellën “kuq e zi”. Pas kësaj fitore Shkëndija me 36-të pikë, zë vendin e 6-të, menjëherë pas Metalurgut dhe Horizont Turnovës, skuadra këto që kanë nga 41 pikë dhe aktualisht ndajnë pozitën e katërt.

Shkëndija ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në teren vendas kundër Bregallnicës.
Renova ka marrë një barazim shumë të rëndësishëm në Autokomandë përballë Metalurgut, duke pasur parasysh se skuadra e trajnerit Qatip Osmani, deri te pika e fituar erdhi me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të Abdulit në minutën e 74-të.

Renova barazoi me rezultatin 2:2, duke arritur që në dy raste të anulojë epërsinë e skuadrës vendase. Golat për Renovën i kanë shënyar Agron Memedi dhe Saimir Fetai.
Ishte ky një barazim shumë me vlerë për Renovën që tashmë renditet në pozitën e 7-të me 33 pikë. Pelisteri sërish është kthyer në krye të renditjes falë fitores 2:0 ndaj Gostivarit, ndërkohë Vardari me rezultatin e thellë 6:0 mundi Napredokun. “Hat-trikun” e tij të parë në elitën e futbollit vendor e realizoi talenti shqiptarë, Jasir Asani, i cili po shkëlqen me fanellën e Vardarit gjatë këtij sezoni. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button