Avioni i zhdukur, kërkime për kutinë e zezë

Autoritetet australiane thonë se një luftanije e marinës me një pajisje të sofistikuar amerikane për gjetjen e kutive të zeza u nis sot për të marrë pjesë në kërkimet e avionit të zhdukur malajzian.

Do të duhen disa ditë që anija Ocean Shield dhe pajisja për gjetjen e regjistruesit të fluturimit të arrijë në vendin ku zyrtarët thonë se mund të jetë rrëzuar avioni Boeing 777.

Autoritetet thonë se 10 anije dhe 10 aeroplanë po marrin pjesë sot në kërkime në një zonë të gjerë të Oqeanit Indian, shumë larg brigjeve australiane.

Ndërkohë, dhjetëra të afërm të zemëruar kinezë të udhëtarëve të zhdukur arritën sot në Kuala Lumpur, duke kërkuar më shumë informacion rreth avionit të zhdukur. Ata akuzojnë zyrtarët malajzianë se mbajnë fshehur informacione të rëndësishme që kanë të bëjnë me fatin e avionit. Shumica e udhëtarëve në bord ishin kinezë.

Lajme të ngjashme

Back to top button