Dalin detaje nga shtatzënia e Lindës, gruas së kryeministrit Rama

Pas publikimit në media të lajmit se bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, Linda është shtatzënë, dalin detaje të reja, madje kanë dalë edhe disa fotografi ku shikohen format e saj të rrumbullakta. Bashkëshortja e kreut të qeverisë është fotografuar në krah të Zonjës së Parë, Odeta Nishani, gjatë një spektakli në kryeqytet, ku ka rënë në sy rrumbullakësia në pjesën e barkut.

Por ky lajm fillimisht u publikua në mediat e Kosovës, por kjo gjë u konfirmua më tej prej vizitave të shpeshta të Lindës te gjinekologu, për të mbajtur nën kontroll ecurinë e shtatzënisë. Gjithashtu bie në sy edhe shtimi i saj në peshë gjë që duket se është e justifikuar, pasi përflitet se Linda është 4 muajshe shtatzënë. Por një moment dobësie i Linda Ramës u pikas edhe gjatë një pritjeje në ambasadën e Kosovës në datën 17 shkurt, me rastin e 6-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku thuhet se bashkëshortja e Kryeministrit ka pasur gjendje të fikti dhe këputje, transmeton NOA.

Por mediat prej më shumë se një jave kanë ngritur dyshime mbi një shtatzëni të mundshme të bashkëshortes së kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Lajmi se ai mund të bëhet baba për herë të dytë, u publikua në mediat kosovare shoqëruar me një pikëpyetje nga mbrapa, duke qenë se asnjë nga njerëzit afër Ramës nuk e konfirmon si të mirëqenë. Ato çka i bënë mediat të dyshojnë për një shtatzëni të mundshme, ishin vizitat e shpeshta që Linda Rama mësohet të ketë bërë tek gjinekologu.

Nga ana tjetër, përkëdheljet dhe përkujdesja e Edit që Linda të mos pinte alkool në asnjë prej eventeve (promovimi i librit të Xhungës dhe ditëlindja e kryetarit të Kuvendit, z.Ilir Meta), ku ishin të pranishëm gjatë javës së shkuar, i shtuan dyshimet. Siç thonë të pranishmit, Edi i ka përkëdhelur barkun Lindës, gjatë festës së ditëlindjes së kryeparlamentarit. Njerëzit që e njohin thonë sakaq se kohët e fundit Linda ka shtuar pak në peshë. Përveç publikimeve në media, lajmi ka qarkulluar si thashethem edhe në rrjetet sociale.

Mediat kanë publikuar një javë më parë lajmin se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pas tyre, lajmi është përhapur me shpejtësi marramendëse në të tjera forume online. Sipas këtyre portaleve, prej disa ditësh qarkullojnë zëra se bashkëshortja e kryeministrit mund të jetë shtatzënë. Mediat kosovare shkruajnë se këto zëra nuk janë konfirmuar ende, por gjithsesi janë burime informacioni që vijnë pranë çiftit kryeministror.

“Mesa duket, zonja Linda Basha ka bërë një vizitë gjinekologjike për të kuptuar arsyen pse kohët e fundit kishte pasur marrje mendsh”, shkruan “Zëri”. Një moment debulese zonja Linda ka pasur edhe gjatë një pritjeje në Ambasadën e Kosovës në datën 17 shkurt, me rastin e 6-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Të pranishmit kanë rrëfyer se Linda është ndjerë keq dhe është mbajtur në krahun e të shoqit. Edi dhe Linda Rama janë martuar tri vite më parë. Të dy janë prindër, Edi me një djalë (Gregori), ndërsa Linda me një vajzë (Rea), nga martesat e mëparshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button