fbpx

Jankullovska: Partitë të rruajnë deri në fund atmosferën demokratike elektorale

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska ka informuar sot se fushata e zgjedhjeve presidenciale nga aspekti i sigurisë tani për tani rrjedh qetë dhe në atmosferë demokratike. 

“Pres që deri në fund të fushatës të zgjedhjeve presidenciale partitë politike, kandidatët për president, por edhe ajo se së shpejti do të fillojë fushata e zgjedhjeve parlamentare dhe kandidatët për deputetë kam bindjen se do të sillen dinjitetshëm. 

Ata do ta ruajnë atmosferën fer dhe demokratike dhe do të mundësojnë qytetarët të sjellin vendime në bazë të gjendjes faktike dhe programit që prezantojnë kandidatët”, ka thënë Jankullovska. 

Ajo ka mohuar informacionin e para disa ditësh kur Shtabi i njërit nga kandidatët për president, duke aluduar në Stevo Pendarovskin, ka liferuar informacion se një ngjarje e tij është anuluar për shkak të një rekomandimi të MPB-së se mund të ketë incident.

Lajme të ngjashme

Back to top button