BFI e Shqipërisë demanton, Zeqiri nuk ka qenë nxënës në Medresenë e Tiranës

Muhamet Zeqiri, 18 vjeç, nga Ohri, njëri ndër tre shqiptarët që kryen sulmin terrorist ndaj policisë turke, nuk ka qenë asnjëherë nxënës në Medresenë e Tiranës. Këtë e ka bërë të ditur Agron Hoxha, drejtori për marrëdhënie me publikun në Bashkësinë Islame të Shqipërisë, transmeton Agjencioni Ballkan Veb.

“Në Medrese nuk është I regjistruar. Nuk figuron asnjë person me emër të atillë, në regjistrin e nxënësve në Medresenë e Tiranës. Regjistrat tonë janë edhe në Ministrinë e Arsimit, bashkë me numrat amë të nxënësve. Cdo informatë, që lidhë Medresenë me këtë aktë është I gabuar”, theksoi Hoxha.

Nga Myftenia e Ohrit, nuk dinë shumë për Muhamet Zeqirin, për shkak se nxënësit që kanë shkuar për të mësuar në Medresen e Tiranës atë e kanë bërë privatisht, pa ndonjë ndihmë apo regjistrim nga ana e institucioneve fetare islame në Maqedoni. Familja e Muhametit ëshët mbyllur në shtëpinë e saj dhe nuk mund të kontaktohet me ata.

Muhamet Zeqiri disa herë ka udhëtuar në Siri, ndërsa për herë të parë ka shkuar në vitin 2011, ku ka qëndruar një vit.

Lajme të ngjashme

Back to top button