fbpx

Menduh Thaçi nuk mban mend mirë ose gënjen? (VIDEO)

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi mbrëmë para banorëve të fshatit Reçicë e madhe në Tetovë tha se nuk ka qenë prezent në takimin e liderëve kur është vendosur të ulet cenzusi për zgjedhjen e presidentit të shtetit nga 50 në 40%. Ai madje tha se Ali Ahmeti për këtë gënjen. 

“Cenzusi u ul në një nga takimet e liderëve të partive politike ku unë nuk isha prezent.” tha mes tjerash Thaçi.

Por, viti 2008 nuk është edhe aq i largët ndërsa shqiptarët e mbajnë mend këtë takim liderësh ku prezent ka qenë Menduh Thaçi së bashku me Imer Aliun, gjë që ai tani e mohon, sikur të mos mbajë mend ose nuk e thotë të vërtetën para elektoratit?

Takimi është zhvilluar me datë 7 tetor të vitit 2008 dhe kanë marrë pjesë dhe Branko Cërvenkovski si kryetar shteti asaj kohe, Nikolla Gruevski si kryeministër, Zoran Zaev si ushtrues detyre kryetar i LSDM-së, si dhe Ali Ahmeti dhe Xhevat Ademi.

TV Alsat-M për dëshmi ka nxjerrë nga arkivi deklaratën e kreut të PDSH-së Menduh Thaçi dhënë pas këtij takimi liderësh, ku u dakordua vendimi për uljen e cenzusit. Dokumenti gjendet edhe në ueb sajtin e Qeverisë si dhe në stenogramet e Parlamentit.

Mbetet e paqartë përse lideri i PDSH-së mendon që shqiptarët e kanë harruar veprimin që tani konsiderohet si gabim i tij dhe i partisë së Ahmetit, BDI?

Ndërkaq sot Xhevat Ademi i BDI-së, prezantoi stenogramet e votimit në parlament më 24 nëntor të vitit 2008 kur përmes ndryshimeve kushtetuese është ulur cenzusi si rezultat i takimit të liderëve e ku pro ndryshimeve kanë votuar edhe deputetët e PDSH-së në atë kohë. 

 “Në seancën e 27 të parlamentit të Maqedonisë, deputetët e PDSH-së, Imer Aliu, Sadie Iljazi Flora Kadriu,votojnë për ndryshimet e kushtetutës dhe për ndryshimet në kodin zgjedhorë, ku cenzusi për zgjedhjen e presidentit ulet nga 50 në 40 për qind”, u shpreh Xhevat Ademi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button