Qeveria ka harxhuar 70% nga mjetet e planifikuara të deficitit buxhetor

Nëse Qeveria vazhdon me ritmin e tanishëm të shpenzimeve, vrima buxhetore do të thellohet edhe më shumë, thonë afaristët. Raporti i Ministrisë së Financave tregon se për më pak se 3 muaj , Qeveria ka harxhuar 70% nga mjetet e planifikuara të deficitit buxhetor për një vit. Përkatësisht, nga 300 milion euro të parapara si deficit buxhetor, tashmë janë shpenzuar 207 milion euro. A mund të përsëritet skenari i një viti më parë kur shpenzimet para zgjedhjeve mund të sjellin rritje të deficitit buxhetor nga 3.5 % në 3.9 % ?

Paga dhe pensione më të larta, subvencione të paguara në kohë dhe para kohe. A thua kjo është metodë për blerjen e elektoratit gjatë zgjedhjeve?

Sipas të dhënave nga Raporti zgjedhor i Ministrisë  së Financave nga 1 janari  deri  në19 mars shteti ka paguar 457 milion euro nga tatimet dhe shpenzime të tjera, dhe njëkohësisht ka shpenzuar 665 milion euro. Ose ka shpenzuar 207 milion euro,  më shumë seç ka grumbulluar. 

Raporti parazgjedhor i Ministrisë së Financave 

TË HYRA 457 milion euro
TË DALA 666  milion euro 
MINUSI BUXHETOR 665 milion euro

Sipas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, Ministria e Financave  prezanton raportin financiar parazgjedhor, për të siguruar llogaridhënie për paratë e harxhuara gjatë kohës së zgjedhjeve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button