Dënohet rëndë portieri që ofendoi Besart Berishën

Federata e Futbollit në Australi ka vendosur ta dënoj rënd portierin grek, Dean Bouzanis, i cili në fundjavë u përfshi në një sherr me sulmuesin shqiptar, Besart Berishën, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Gjithashtu edhe klubi i Melbourne Cityt kishte kërkuar falje në emër të portierit grek i cili e kishte quajtur Berishën dy herë “cigan”, një gjest që dënohet për racizëm, shkruan “The Guardian”.

Tashmë portieri 26-vjeçar është dënuar me 5 javë përjashtim madje ka pranuar të shkojë në një kurs edukimi që ngjarje të tilla mos përsëriten.

Berisha pasi shënoi gol, festoi në fytyrën e Bouzanisit i cili u përgjigj me ofendime që i kushtuan shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button