fbpx

Pendarovski: Pretendimi im është respektimi i të drejtave të garantuara

Kandidati për president nga LSDM Stevo Pendarovski me qytetarët e Radovishit ka biseduar sot për problemet e tyre. Ato u ankuan mbi plasmanin e keq të kulturave bujqësore, shitjen e dobët dhe çmimet e ulëta që blihen prodhimet e tyre. 

Një pjesë e tyre thanë se qeveria vitin e kaluar nuk ka lejuar të bëjnë grevë për kushtet që i kanë, ndërsa presidenti ka heshtur. “Para disa vjetësh isha në Konçe. Atëherë ishte keq, sot edhe më keq.
 
“E drejta e grevës është e garantuar me kushtetutë. Pretendimi im është respektimi i të drejtave të garantuara të qytetarëve. Presidenti i shtetit është mbrojtës i Kushtetutës dhe këtu nuk ka hapësirë për kompromis”, ka potencuar Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button