Stamboll, Erdogani hedh votën (FOTO)

Kryeministri turk, njëkohësisht udhëheqësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Rexhep Tajip Erdogan, e ka hedhur votën e tij në qarkun Uskudar të Stambollit.

Erdogan, pas votimit, tha se pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme do të jetë e lartë dhe për këtë arsye, kombi do të përcaktojë të vërtetën.

“Dua të përgëzoj kombin tim, dhe shpresoj se këto zgjedhje do të jenë një hap përpara për demokracinë e vendit,” shtoi ai, transmeton Mesazhi.

“Turqia është krenare për ty” dhe “Rexhep Tajip Erdogan” ishin disa nga parullat që brohorisnin turma e cila erdhi për të përshëndetur atë, përderisa ai hodhi votën e tij.

Mbi 52 milion votues përbërë prej 27 milion gra dhe 26 milionë burra do të votojnë në rreth 200.000 kuti të votimit në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Back to top button