Arifi ironizon: Shefin e sektorit e kemi kandidat, prandaj angazhohemi në fushatën elektorale

Më një ironi të lehtë, Teuta Arifi i jep kuptim të angazhimit të saj në fushatën elektorale të BDI-së.
Duke aluduar tek Iljaz Halimi i cili ka qenë shef i sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës, Teuta Arifi, për Portalb thotë se angazhimi i saj në fushatë tregon se sa demokrat janë. “Shefin e sektorit e kemi kandidat, prandaj duhet të angazhohemi”, thotë Teuta Arifi.

Kryetarja e komunës së Tetovë, Teuta Arifi, është angazhuar në fushatën elektorale të BDI-së. Ajo ka qenë prezente më përfaqësues të tjerë të BDI-së, në disa takime me qytetarët. Kjo ka bërë ajo të jetë objekt i konferencës për shtyp të PDSH-së, që ka akuzuar atë se nuk ka bërë asgjë për infrastrukturën e rrugore të qytetit.

Angazhimin e saj në fushatë, Teuta Arifi e konsideron si një veprimtari normale në suaza të mundësive që do të ketë.

“Po mundohemi që t’i kryejmë punët që i kemi në komunë dhe në kuadër të mundësive do të ndihmojmë edhe në fushatë”, thotë Teuta Arifi për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button