Bejta: Jemi të angazhuar që sa më shpejtë të formohet qeveria

Nënkryetari i BDI-së Nezvat Bejta ka bërë të ditur se LSDM-ja dhe BDI-ja edhe sot vijojnë konsultimet brenda-partiake për konkretizimin e qëndrimeve rreth formimit të Qeverisë së re. Sipas tij, qytetarët së shpejti do të informohen për vendimin përfundimtarë të BDI-së lidhur me negociatat me social-demokratët. Nga partia e Ahmetit edhe një herë përsëritën qëndrimin se për shqiptarët më e rëndësishme është përmbajtja e marrëveshjes se sa forma e saj që nënkupton sigurimin e firmave të deputetëve për mandatarin e ri, njofton Alsat M.

“Jemi të angazhuar që të vihet në funksion Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe sa më shpejtë të formohet qeveria. Ne jemi në zhvillim të bisedimeve dhe besoj se shumë shpejtë do jeni të informuar për gjithçka. Zoti Han ka punë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, ne e kemi për detyrë si grup pune të informojmë kryesin e BDI-së dhe kryetarin për të gjitha bisedat që i kemi zhvilluar me grupin e punës të socialdemokratëve “, deklaroi Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së.

Ndërkohë, nga LSDM-ja nuk japin detaje për negociatat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button