PDSH: Teuta Arifi nuk ka përmbushur premtimin për rrugët e qytetit

Rinia e PDSH, në gropat e rrugëve të qytetit të Tetovës, do të vendos nga një foto të kryetares së komunës Teuta Arifi, deklaroi , Bujar Arifi, kandidat për deputetë në njësinë zgjedhore 6 nga PDSH.

“Rrafsh para një viti, pra me 30 Mars 2013, zonja Teuta doli në rrugët e qytetit duke tentuar të gjejë gropa dhe ti ngjyrosë me ngjyrë, ngjyra është tretur, gropat jo që janë mbushur, por janë shtuar në çdo rrugë të qytetit. Ne sot, rinia, për të ja kujtuar zonjës Teuta Arifit në çdo gropë të rrugëve do të vendosim foton e sajë, duke filluar prej te rruga e shtëpisë së saj, e në çdo pjesë të qytetit”, tha Bujar Arifi.

Lajme të ngjashme

Back to top button