Zvogëlohet mbështetja e holandezëve për dalje nga BE-ja

Mbështetja e votuesve holandezë për dalje të Holandës nga Bashkimi Evropian muajve të kaluar, është zvogëluar për tetë për qind dhe tani është rreth 25 për qind, tregon hulumtimi më i ri i mendimit publik.

Gjatë fushatës për Bregzit në Britaninë e Madhe dhe shpejtë pas referendumit të atjeshëm nga 23 qershori, përqindja e mbështetjes për Negzit arriti deri në një të tretën e trupit votues holandez, por mbështetja vazhdimisht po zvogëlohet, pasi u bë e qartë se dalja nga Unioni është më i vështirë dhe më i komplikuar se sa një pjesë e votuesve mendonin, pasi britanikët janë të përcaktuar t’ia kthejnë shpinën Evropës.

Hulumtimet dhe sondazhet zbulojnë se holandezët, posaçërisht në agrar dhe biznesin e vogël, tani druajnë se humbja e një tregu aq të madh, siç është ai i BE-së, mund të jetë shkatërrues për ekonominë vendore.

Holanda është nënshkruese e Marrëveshjes së Romës nga viti 1957, me të cilën është krijuar Bashkësia ekonomike evropiane (BEE), themeli i BE-së së sotme dhe së bashku me Belgjikën, Luksemburgun dhe më të mëdhenjtë Francën, të atëhershmen Gjermaninë Perëndimore dhe Italinë, janë baza e eurointegrimeve.

Rënia e mbështetjes për Negzit, vjen para zgjedhjeve parlamentare në Holandë, të parapara për më 15 mars.

Rejtingu i partive tregon se Partia ekstreme djathtiste Çlirimtare (PVV) e Gert Vilders, mund të fitojë më së shumti vende të deputetëve, edhe pse pamjaftueshëm që të formojë qeveri.

Një prej angazhimeve kryesore të tij në fushatë është dalja e Holandës nga BE-ja, sipas shembullit të Britanisë së Madhe.

Vilders vlen për mbështetës i madh i presidentit të ri amerikan Donald Tramp dhe vendimit të tij që t’u ndalojë hyrje shtetasve të shtatë vendeve myslimane.

Politikani ekstrem djathtist  thotë se në qoftë se fiton, menjëherë do të bëjë deislamizim të Holandës, do të ndalojë hyrje të imigrantëve nga vendet islame, do ta ndalojë Kuranin, nuk do të lejojë që femrat e mbuluara të mos lëvizin në vende publike dhe do t’i mbyllë të gjithë xhamitë dhe shkollat islame, ndërsa do t’i dëbojë të gjithë kriminelët me shtetësi të dyfishtë.

Politika e tij e fortë, antiislamike, shkaktoi para disa viteve që ai të kthehet nga aeroporti në Londër, pasi Britania nuk i lejoi hyrje në vend, që të mbajë ligjëratë para ithtarëve të Partisë djathtiste, antievropiane dhe antiimigrante për pavarësi të Mbretërisë së Bashkuar (UKIP).

Imigrantët tani përbëjnë rreth 30 për qind nga popullata e përgjithshme e vendit.

Kryeministri aktual Mark Rute, lider i Partisë qeveritare djathtiste qendrore Liberale, muajin e kaluar në artikull pagesor në të gjithë gazetat vendore, porositi se imigrantët duhet ta pranojnë jetën në Holandë, ndërsa në qoftë se nuk janë të përgatitur që këtë ta bëjnë do të duhet të largohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button