NSA ka përgjuar 122 liderë botërorë

Një dokument sekret i sapo zbuluar tregon se ish-kryeministrja ukrainase Yulia Timoshenko dhe lideri palestinez Mahmud Abas u vunë në shënjestër nga mbikqyrja sekrete e NSA (Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-ve) , sipas raportit nga e përjavshmja gjermane “Der Spiegel”.

Dokumenti sekret i zbuluar nga “Der Spiegel”, zbulon detaje në lidhje me një program të veçantë të quajtur Nymrod që kërkon informacione për udhëheqësit në një bazë të të dhënave, që përfshihen të dhëna nga përgjimet telefonike, faks dhe kompjutetike, transmeton Mesazhi.

Dokumenti tregoi se kancelarja gjermane Angela Merkel, aleate e ngushtë e administratës amerikane, ishte po ashtu në shënjestër të vëzhgimeve sekrete.

Emrat e 11 udhëheqësve botërorë janë listuar në dokumentin sekret të NSA, i cili daton që nga viti 2009. Lista, e përgatitur në një rend alfabetik, filloi me Abdullah Badaëi, kryeministri i Malajzisë në vitin 2009, dhe ka vazhduar me ish- presidentin e Somalisë, Abdullahi Yusuf Ahmed dhe udhëheqësin palestinez, Mahmud Abbas.

Dokumenti i përmbledhur në një faqe të vetme tregoi se ishin 122 liderë në listë.

Udhëheqës të tjerë botërorë të përmendur me emrat e tyre të saktë ishin: presidenti sirianBashar al- Asad, presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, ish-presidenti i Perusë Alan Garcia, ish- presidenti i Guatemalës Alvaro Colom, ish presidenti i Kolumbisë Alvaro Uribe dhe ish presidenti i Malit, Amadou Toumani Toure.

Lajme të ngjashme

Back to top button