Lëndohen tetë persona në një aksident në Zhelinë

Tetë persona janë lënduar prej të cilëve njëri më rëndë nga një aksidentim i tri automjeteve që dje rreth orës 16 ka ndodhur në pikën pagesore Zhelinë në autostradën Shkup-Tetovë, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij në aksident kanë marrë pjesë një “BMV” me targa të Tetovës të cilin e ka drejtuar H.I. (37) nga Tetova, “Honda xhez me targa të Serbisë i drejtuar nga J.T. (40) nga Pançeva, Serbi dhe “Folksfagen pasat” me targa të Shkupit i drejtuar nga M.SH. (40) nga Llaskarca e Shkupit.

Nga përplasja është lënduar rëndë me frakturë në krahun e djathtë ka marrë drejtuesi i “BMV”-së, ndërsa u lënduan lehtë dy drejtues të tjerë si dhe pesë bashkëudhëtarët e tri automjeteve në mesin e së cilëve dy fëmijë.

Të gjithë të lënduarit me automjetin e Ndihmës së shpejtë janë transportuar në Spitalin klinik të Tetovës dhe pas ndihmës së dhënë janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Pas autorizimit të prokurorit publik është bërë shqyrtim i plotë dhe është duke u përcaktuar shkaku për fatkeqësinë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur. “Fillimisht shkak për këtë aksident është shpejtësia e paadaptuar sipas kushteve në rrugë”, tha Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button