Krime, parlamenti thyen premtimin për përfaqësim të Tatarëve

Tatarët e Krimesë nuk do të kenë kuotën 20 për qind në parlamentin rajonal që u është premtuar atyre para se Rusia të aneksoi gadishullin gjatë këtij muaji, kanë thënë zyrtarët parlamentar.

Zëvendëspresidenti i parlamentit të Krimesë dhe kreu i komisionit kushtetues, Grigory Ioffe tha se vendimi për t’iu  dhënë Tatarëve një përfaqësim të tillë ishte bërë para se presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi projekt-ligjin për aneksim.

Asnjë masë legjislative për një kuotë të tillë të përfaqësimit nuk ekziston sipas ligjit rus, ka deklaruar Ioffe, duke shtuar që zgjedhjet për përfaqësuesit në Rusi janë bërë përmes “parimeve të barazisë.”

Sipas kushtetutës së re, rusët, ukrainasit dhe Tatarët do të kenë status të barabartë me gjuhë zyrtare të Krimesë, tha ai.

Tatarët e Krimesë janë popullsi autoktone e gadishullit. Ata u dëbuan në Azinë Qendrore në vitin 1944, para se të lejoheshin të kthehen në atdheun e tyre në fund të viteve 1980, pas fillimit të rënies së Bashkimit Sovjetik./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button