Shqipëria në sytë e gazetarëve të huaj: Vend i jashtëzakonshëm, por do më shumë promovim

Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm që duhet eksploruar. Në këtë konkluzion kanë dalë disa gazetarë të huaj që janë përfshirë në një tur ku bën pjesë edhe qyteti i Lezhës. Janë të impresionuar nga ajo çfarë kanë konstatuar gjatë qëndrimit në këtë qytet. Për ta Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim me Greqinë, Kroacinë apo Malin e zi që po frekuentohen masivisht nga të huajt.

Angazhime të tilla janë të nevojshme për qytete si lezha. Për gazetarin Ben Andoni duhet parë me përparësi guida turistike ku të shpaloset më mirë e gjithë kjo kulturë.

Media mbetet një hallkë e nevojshme për promovimin e resurseve që përbëjnë edhe turizmin në Lezhë. Drejtori i parkut arkeologjik të Lezhës, Paulin Zefi, e konsideron këtë zgjidhje si më efikasen, due ju referuar fakit pasi ky rajon ka shumë resurse.

Krahas vendvarrimit të Skënderbeut dhe Kalasë mesjetare të Lezhës, gazetarët e huaj janë njohur me kuzhinën vendase, objektet e religjonit dhe elementë të rëndësishëm kulturor dhe historik të këtij rajoni. Kjo vizitë do të pasqyrohet edhe në disa gazeta të rëndësishme në Itali dhe Angli./ Ora News/

Lajme të ngjashme

Back to top button