“Sekretet” e Ali Ahmetit duhet zbuluar me fakte, e jo me ironi

[Recension: Çfarë “sekreti” ka Ali Ahmeti që nuk lëvizë nga vendi kur përmend Bilall Kasamin!]

Ja një lajm, sa për t’i thënë. Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë teksti që po e recensojmë. Për fatin e keq të lexuesve, artikulli nuk përmban asgjë të rëndësishme. Kushdo qoftë që ka menduar se më këtë pak tekst informon lexuesit, ia ka huqur, ngaqë ky tekst, thjeshtë, nxit reagime dhe frustrime.

Në fillim, teksti i referohet një zhvillimi në një emsion debativ. Thënë sinqerisht, duke parë një titull “tërheqës”, para se ta recensoja lajmin, prisja një tekst plot informacion dhe një artikull me interes për publikun. Aspak nuk e prisja as unë, e besoj as publiku, që titulli të del të jetë i pakuptimtë dhe të mos informojë fare për përmbajtjen e tekstit, siç edhe ndodh shpesh me shumë tekste në portalet. Përsëri, një dëshpërim.

Në tekst thuhet se Ahmeti nuk lëviz nga vendi kur përmend emrin e Bilall Kasamit, kryetarit të Lëvizjes Besa, por në lajm thuhet se gjatë emisionit, kur Ahmeti ka përmendur emrin e Kasamit, ka lëvizur nga vendi. Kjo sigurisht nënkupton se artikulli ka qasje tendencioze, e me këto kundërthënie, nuk ia qartëson gjërat lexuesit, por e huton akoma më tepër.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin Zig Zag, në momentet që përmendte liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin ai lëvizte vendin nga karrikja në emision.

Asgjë në tekst nuk theksohet mbi përmbajtjen e emisionit, në të cilin është debatuar për zhvillimet e fundit politike. As edhe një sfond nuk është shtuar, sa për t’i dhënë lajmit një strukturë dhe formë profesionale.

Çfarë “sekreti” ka Ali Ahmeti screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Çfarë “sekreti” ka Ali Ahmeti që nuk lëvizë nga vendi kur përmend Bilall Kasamin!
Data dhe koha e publikimit: 03.02.2017
Data e recensionit: 04.02.2017
Recensues: Adrian Kerimi

Autori, me këtë qasje, konfirmon se nuk ka ndjekur debatin më vëmendje për të konstatuar një gjë të tillë, për të cilën pretendon se është duke e informuar publikun. Lajmin e ka filluar dhe mbaruar me dy rreshta, të cilat i kanë ardhur si frymëzim pas reagimeve nga komentuesit në rrjete sociale. Pra, burim informacioni i ka reagimet ironike të publikut në rrjetet sociale, e jo përmbajtjen, për të cilën është reaguar.

Komentuesit në rrjetet sociale kanë thënë se Ahmetin mbase e kap sikleti kur përmend Kasamin sepse suksesi i Lvizjes BESA e “tremb” atë.

Në fund të tekstit shpjegohet edhe qëndrim personal,  ndoshta pa dashje, për atë se pse është shkruar një lajm si ky. Për fatin e keq të gazetarisë profesioanale, me këtë tregohet anim politik dhe favor ndaj një pale, kundrejt palës së apostrofuar në tekst. Një veprim të tillë e ndalon dhe Kodi Etik i gazetarëve, i cili thekson qartë se gazetari duhet të tregojë distancë profesionale nga subjektet politike.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button