fbpx

Iljaz Halimi në Tetovë, BDI në Gostivar, Ivanov në Gjevgjeli, Pendarovski në Radovish

Kandidatët presidencial vazhdojnë takimet me qytetarët. Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Ivanov sot do të jetë në mesin e qytetarëve në Gjevgjeli dhe Demir Kapi.

Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski do të vazhdojë fushatën në Radovish dhe Strumnic. Pendarovski do të realizojë takime me qytetarë në fshatrat Konce, Dedino, më pas do të shkojë në Radovish ku do të takohet me pensionistët. Pendarovski gjatë kalimit në qendër të qytetit do të takohet edhe me të rinjt e qytetit.

Fushatën e saj për të sensibilizuar qytetarët për të mos dal në votime për president si dhe promovimin e ides së presidentit konsenzual, BDI-ja, do at vazhdojë sot në Gostivar, në sallën sportive dhe në Vrapçisht.

Kandidati presidencial I PDSH-së, Iljaz Halimi do të vizitojë fshatrat Vorcë, Radush dhe Rashce, ndërsa në mbrëmje, do të takohet me qytetarët në Poroj, dhe në shkollën e mesme ekonomike në Tetovë.

Kandidati i Opsionit qytetarë për Maqedoninë, GROM, Zoran Popovski, do të mbaj tubim në Manastir.

Lajme të ngjashme

Back to top button