Në vend të “Titanikut”, Jankullovska me kualifikime për PSP-në

Ish ministrja e punëve të brendshme në qeverinë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovsja, me 06.02.2017 dha deklaratën në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë: kriza politike e Zoran Zaevit është e nevojshme dhe i vjen në ndihmë atij sa herë që ka nevojë, aty është Prokuroria Speciale Publike që të del me diçka që ata e cilësojnë se shkon në të mirë të opozitës, gjegjësisht përmirësimin e pozicionit të Zaevit. Mes tjerash, pas të gjithave – ata funksionojnë më shumë se një vit – qytetarët e RM-së e kanë të qartë se kjo llogari politike me personat që nuk mendojnë njëjtë si ata të LSDM-së, Zoran Zaevit, i cili para pak kohësh faktikisht, u abolua përsëri nga PSP, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Gordana Jankilloska deklaratën e dha pas vizitës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ku ka qenë e thirru në lidhje me hetimin në rastin “Titanik”. Sipas PSP, ajo dhe ekipi i saj nga mbrojtja kanë kërkuar që të shihen faktet, për çka edhe do të thirret edhe një herë në institucionin e PSP-së.

Një pjesë e hetimit për Titanikun janë të lidhura me veprat serioze penale:

Krim i organizuar sipas nenit 394 i KP-së, Shkelja e të drejtës së votës nga neni 159 të KP-së, Shkelja e lirisë së votuese të nenit 160 nga KP, Rryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit nga neni 162 i KP-së, Shkatërrim i materialit zgjedhor neni 164 nga KP dhe Keqpërdorim i mjeteve financiare në kampanjën zgjedhore të neni 165 nga KP. – (PSP, PRES, 12.02.2016)

Gordana Jankullovska, sipas mediumeve, është e dyshuar për vepra penale dhe në hetime të tjera, dhe herën tjetër kur ka qenë e thirrur në gjykatën themelore – Shkup 1, ka dhënë deklaratë të njëjtë rreth PSP-së.

Jankullovska është funksionar i lartë i VMRO DPMNE-së dhe plotë 9 vite gjendej në funksion të rëndësishëm, ministre e Punëve të Brendshme. Deklarata e saja rreth PSP-së janë joparimore në dy aspekte. E para, ajo është  e involvuar, e dyshuar, në ngjarjet të cilat karakterizohen si vepra penale nga institucioni legjitim për ndjekje të vepruesve të veprave penale. Prej këtu, deklarata se ai institucion ka qenë politik dhe pa kredibilitet është jokonsekuente dhe mund të kuptohet vetëm si kundërsulm jo i argumentuar për atë që është e dyshuar dhe e përndjekur.

E dyta, deklaratat e tilla janë identike me qëndrimet e partisë të së cilës i përkas dhe liderit të asaj parti, të cilët gënjehen me heqjen e PSP, përderisa kjo nuk ndodhi në praktik, bëjnë tentime maksimale për pengim të punës së këtij institucioni.

Përkrah jokonsekuencës dhe mospërputhjes, deklarata e Jankulloskës është e pavërtetë, për atë se ajo nuk bazohet në asgjë që mund të argumentohet.

Çdo herë kur Zoran Zaev ka nevojë...është plotësisht pretendim i pabazë, sepse aktivitetet e PSP-së zhvillohen në dinamikën dhe planet të cilat i bën vet PSP, dhe përkrah asaj, PSP ka afat të kufizuar deri në maj-qershor që të përfundojë hetime me akuza ose të përfundojë dhe të deklarojë se nuk kanë ardhur deri te faktet e duhura. Prej, këtu pretendimin e Jankulloskës se hetime e caktuara ose aktivitete e PSP-së hyjnë në agjendën politike të Zaevit, është joserioz dhe i pabazë me argumente bindëse.

Është i pavërtetë edhe pretendimi se PSP ka aboluar Zoran Zaevin. Tërheqjen nga lënda “Puç” tani më e kemi sqaruar si të drejtë të plotë dhe përgjegjësi e PSP-së, për atë se institucioni shfaqi argumente – ekzistojnë edhe përmbajtje të tjera, që dalin nga akuza të tjera, të cilat janë në kundërshtim me faktet të cilat i kanë ofruar në “Puç”. Përkrah asaj, PSP përsërit se nuk dëshmojnë asgjë rreth fajit të dikujt:

Ne deklarojmë që tërhiqemi nga akti akuzues në lëndën  “Puç” ne nuk procedojmë nëse dikush është i pafajshëm ose  fajtor – pjesë e deklaratës së PSP-së.

Dhe krejt në fund, është e pavërtetë  se “populli e ka të qartë” se bëhet fjalë për llogari me “kundërshtarët politik”.

Hetimi i fundit në opinion tregoi rejting me mbi 60% besim në PSP. Për të tjera hulumtime nuk ka informacione të disponueshme. Për sa i përket “llogarisë me kundërshtarët politik”, me qëllim të hetimit të fenomeneve të përgjimit në Maqedoni (kush dhe përse e ka bërë), por edhe që të hetoj edhe veprat penale eventuale të cilat dalin, gjegjësisht janë indicie nga bisedat e përgjuara telefonike.

Bisedat e prezantuara kanë të bëjnë me përfaqësuesit e qeverisë të të gjithë eshalonëve (të tilla për opozitën nuk janë prezantuar) dhe duke pasur parasysh se qeveria, edhe pse jo vetëm e “privilegjuar” siç është, çdo herë ka mundësi që të kryej vepra penale lidhur me zgjedhjet ose, me parat publike, është mjaftë normale në atë që në hetimet e PSP dominojnë ish përfaqësues qeveritar ose aktual pse persona të tjerë në institucione të cilat eventualisht kanë kryer vepra penale me urdhër të përfaqësuesve qeveritar.

Për argumentet e thëna më lartë, “Vërtetëmatës” deklaratën e Gordana Jankullovsksë e vlerëson si të pavërtetë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button